Vaksinat kundër COVID-19

Çdonjëri në Australi i moshës 5 vjeç e lartë mund të rezervon vaksinimin.

Gjeni klinikën dhe rezervoni

Vaksinat kundër COVID-19 janë falas për çdonjërin në Australi. Kjo përfshin njerëzit pa kartelë Medicare, vizitorët nga jashtë, studentët ndërkombëtarë, punëtorët migrantë dhe azilkërkuesit. Marrja e vaksinës do të ndihmon në mbrojtjen tuaj, familjen tuaj dhe komunitetin tuaj nga COVID-19.

Qeveria e Australisë nuk e ka bërë vaksinimin të detyrueshlm ashtu që ju mund të zgjedhni të mos vaksinoheni kundër COVID-19.

Disa urdhëra publike shëndetësore të shtetit dhe territorit mund ta bëjnë të obligueshme vaksinimin në rrethana të caktuara. Për shembull, disa lloje të punësimit dhe disa aktivitete të komunitetit.

Vaksinat janë të sigurta

Vaksinimet kundër COVID-19 janë të sigurta dhe shpëtojnë jetë. Në Australi, Therapeutic Goods Administration (TGA) vazhdon të monitoron nga afër sigruinë dhe efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19.

Mësoni më shumë për secilën vaksinë të disponueshme në Australi.

Vaksinat kundër COVID-19 mësojnë trrupin tuaj të lirohet nga virusi nëse bini në kontakt me atë.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me vaksinimin tuja, kontaktoni klinikën apo mjekun e vaksinimit.

Mësoni më shumë në lidhje meatë se çfarë të presni pas vaksinimit.

Kush duhet të vaksinohet

Çdonjëri i moshës 5 vjeë e lartë duhet të vaksinohet kundër COVID-19.

Marrja e vaksinës kundër COVID-19 ju mbronë nga të sëmurit rëndë apo të vdisni nga COVID-19.

Marrja e vaksinës gjithashtu ndihmon të mbronë njerëzit përreth duke ngadalësur përhapjen e virusit.

Për t'u konsideruar i përditësuar me vaksinimin kundër COVID-19, duhet të keni marrur të gjitha dozat e rekomanduar për moshën tuaj dhe nevojat tuaja shëndetësore.

Fëmijët e moshës 5 deri 15 vjeç duhet të marrin:

  • dozën 1 dhe 2 primare të vaksinës Kundër COVID-19
  • dozën 3 primare nëse janë me imunkompromitet të rënduar.

Çdonjëri i moshës 16 vjeç e lartë duhet të merr:

  • dozën 1 dhe 2 primare të vaksinës Kundër COVID-19
  • dozën 3 primare nëse janë me imunkompromitet të rënduar
  • dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Gjithashtu duhet të merrni dozë dimërore kundër COVID-19 nëse keni marrur dozën përforcuese 4 muaj më parë dhe jeni:

  • 65 vjeç apo lartë
  • banor në një shtëpi për të moshuarit apo në ent për kujdes të invalidëve
  • 16 vjeç e lartë dhe jeni me imunokompromitet të rënduar
  • aborixhinë apo nga ishulli Torres Strait dhe jeni 50 vjeç e lartë.

Nëse keni rezultuar pozitiv për COVID-19 rekomandohet të prisni 3 muaj para se të merrni dozën e ardhshme të vaksinës kundër COVID-19.

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 pas dozës përforcuese duhet të presin së paku 3 muaj para se të marrin dozën dimërore.

Është me rëndësi të qëndroni të përditësuar me vaksinat kundër COVID-19. Njerëz të ndryshëm mund të kenë nevojë për vaksina të ndryshme kundër COVID-19 në kohë të ndryshme. Bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të zbuluar se çfarë ju duhet juve dhe familjes tuaj për të qëndruar të përditësuar.

Fëmijët

Vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta për fëmijët.

Vaksinimi i fëmijëve mund të ndihmon të parandaloni që ata ta transmetojnë virusin tek vëllezërit e motrat më të vegjël, gjyshërit dhe komuniteti i gjërë.

Mësoni më shumë në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët dhe tinejxherët.

Gratë shtatzëna apo në gjidhënie

Vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta nëse jeni shtatzënë, në gjidhënie apo planifikoni shtatzëni. Mund ta merrni vaksinën në cilëndo fazë të shtatzënisë.

Mësoni më shumë në lidhje me shtatzëninë, gjidhënien dhe vaksinat kundër COVID-19.

Njerëzit me aftësi të kufizuara fizike (invaliditët)

Njerëzit me invaliditet ballafaqohen me rrezik të lartë të të sëmurit rëndë nga COVID-19 dhe duhet të vaksinohen.

Nëse dëshironi më shumë ndihmë apo mbështetje, mund të thirrni Disability Gateway Helpline në 1800 643 787. Ata mund të caktojnë termin për ju.

Nëse keni nevojë për përkthyes, thirrni Shërbimin për përkthim dhe interpretim 131 450 dhe kërkoni që ata të telefonojnë Disability Gateway.

Njerëzit me probleme ekzistuee shëndetësore

Njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore janë në rrezik të lartë nga të sëmurit rëndë nga COVID-19 dhe duhet të vaksinohen.

Bisedoni me orfuesin tuaj të rregullt të kujdesit shëndetësor për atë se cila është vaksina më e mirë për situatën tuaj.

Kur të vaksinoheni

Mund ta merrni vaksinën kundër COVID-19 në:

  • klinikat e vaksinimit të Commonwealth
  • spitalet e përgjithshme participuese
  • Shërbimet shëndetësore të kontrolluara të komunitetit aborixhinë (Aboriginal Controlled Community Health Services)
  • klinikat e vaksinimit të shteteve apo territoreve, dhe
  • barnatoret participuese.

Mjekët e përgjithshëm nuk kanë të drejtë t’ju marrin pagesë për vaksinën tuaj.

Për të gjetur klinikën më të afërt për vaksinim dhe për të rezervuar vaksinimin tuaj, përdorni Gjetësin e klinikës për vaksinim (Vaccine Clinic Finder). Nëse keni nevojë për përkthim përmes telefonit apo përkthim direkt në terminn tuja për vaksinim, thirrni Shërbimin për përkthim dhe interpretim në 131 450 .

Nëse nuk keni kartelë Medicare

Nëse nuk keni kartelë Medicare, mund ta merrni vaksinimin falas në:

  • klinikat e vaksinimit të Commonwealth
  • klinikat e vaksinimit të shtetit apo territorit
  • barnatoret participuese.

‘Hey Eva’ – Easy Vaccine Access (Qasja e lehtë tek vaksinat)

EVA, është një shërbim i thjeshtë me thirrje që ndihmon njerëzit të rezervojnë vaksinën kundër COVID-19. EVA operon prej orës 7 deri në orën 10 (AEST), 7 ditë në javë.

Nëse keni nevojë për ndihmë për të rezervuar vaksinimin kundër COVID-19, dërgoni një porosi tekstuale ‘Hey EVA’ në 0481 611 382.

Kur dërgoni porosi EVAs do të pranoni një përgjigje që kërkon nga ju:

  • emrin
  • gjuhën e preferuar
  • datën dhe kohën e preferuar
  • numrin për t'ju thirrur.

Operatori i trajnuar nga National Coronavirus Helpline do t'ju thirr në kohën e caktuar për t'ju ndihmuar të rezervoni vaksinimin kundër COVID-19.

EVA ofron informacione dhe këshilla në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 dhe ndihmon në:

  • ofron informacione dhe këshilla për vaksinat kundër COVID-19
  • ndihmon të gjeni një klinikë me qasje në këmbë
  • ndihmon të gjeni një termin të përshtatshëm të vaksinimit
  • të lidheni me mbështetje për përkthim falas.

Para vaksinës tuaj kundër COVID-19

Nëse nuk e keni bërë veçmë, caktoni termin.

gjej një klinikë dhe cakto termin

Nëse keni kartelë Medicare, kontrolloni a i keni të dhënat e përditësuara:

Mund t'ju kërkojnë të plotësoni formularin për pëlqim para terminit tuaj, apo nëse merrni vendim për vaksinim për dikë tjetër.

Lexoni formularin për pëlqim (consent form).

Lexoni informacione dhe formularin për pëlqim për fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

Pas vaksinës tuaj kundër COVID-19

Do të monitoroheni për së paku 15 minuta pas vaksinimit tuaj në rast të ndonjë reaksioni të rrallë alergjik. Personi që ju jep vaksinën është trajnuar për të reaguar në raste të menjëhershme.

Zakonisht efektet anësore nga vaksinat kundër COVID-19 janë të buta dhe largohen brenda 1 deri 2 ditëve. Efektet anësore të zakonshme përfshinë:

  • pezmatin i krahut aty ku bëhet gjilpëra
  • lodhje
  • dhimbje koke
  • dhimbje të muskujve
  • ethe dhe të dridhura.

Sikurse me cilindo medikament apo vaksinë, mund të ketë efekte anësore të rralla apo të panjohura. Nëse mendoni se keni efekte anësore serioze kontaktoni profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor, apo Linjln kombëtare për ndihmë për koronavirus (National Coronavirus Helpline).

1800 020 080

Nëse ju nevojitet përkthyes, thirrni National Coronavirus Helpline dhe zgjedhni opcionin 8.

Dëshmia e vaksinimit

Mund të merrni dëshmi për vaksinimit kundër COVID-19 duke u qasur Gjendja për histori të imunizimit (Immunisation History Statement).

Mund t’i qaseni Gjendjes tuaj të historisë së imunizimit:

Nëse nuk keni kartelë Medicare, apo nuk keni qasje në llogarinë myGov, mund t’i qaseni Gjendjes tuaj të historisë së imunizimit duke:

  • kërkuar nga ofruesi juaj i imunizimit të ju shtyp apo kopjon ate për ju
  • thirrur linjë për pyetje të Australian Immunisation Register në 1800 653 809 (8 am – 5 pm e hënë e premte AEST) dhe duke kërkuar nga ata t'ju dërgojnë gjendjen (statement) tuaj përmes postës. Mund të zgjat deri 14 ditë për derisa të arrin posta.

Për më shumë informacione se si të merrni dëshmi për vaksinimin tuaj, shihni uebfaqen Services Australia website.

Ku të shkoni për informacione të besuara

Është me rëndësi të qëndroni të informuar në lidhje me COVID-19 dhe programin për vaksinim kundër COVID-19 përmes burimeve të besueshme dhe zyrtare.

Përgjigje të pyetjeve të shpeshta për vaksinat kundër COVID-19 janë në dispozicion në 63 gjuhë.

Lexoni informacione në lihdje me COVID-19 në gjuhën tuaj.

Burimet

Language: 
Albanian - Shqip
Last updated: 
13 May 2022