Këshilla për vaksinat përforcuese kundër COVID-19

Mësoni më shumë në lidhje me dozat përforcuese për vaksinat kundër COVID-19, për kë rekomandohen, kur keni nevojë për ato dhe si te merrni ato.

Për të fituar mbrojtje më të mirë nga të sëmurit rëndë apo nga vdekja prej COVID-19, duhet të merrni dozat e rekomanduara për moshën tuaj apo sipas nevojave shëndetësore individuale. Dozat përforcuese janë me rëndësi për të mirëmbajtur këtë mbrojtje.

Dozat përforcuese janë falas për të gjithë.

Informacione në lidhje me dozat përforcuese janë gjithashtu të disponueshme në gjuhën tuaj.

Dozat përforcuese

Të gjithë të rriturit mund të marrin dozë përforcuese nëse kanë kaluar 6 muaj apo më shumë që nga doza përforcuese e tyre kundër COVID-19 apo nga infektimi i konfirmuar (cila do që është e fundit) për mbrojtje shtesë kundër të sëmurit rëndë nga COVID-19.

Kjo në veçanti rekomandohet për njerëzit me rrezik të lartë nga të sëmurit rëndë, përfshirë:

  • çdonjërin e moshës 65 vjeç e lartë
  • çdonjërin e moshës 18 vjeç e lartë me komorbiditete mjekësore, invaliditet apo që ka nevoja shëndetësore komplekse.

Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 deri 17 vjeç me gjendje mjekësore që janë në rrezik nga të sëmurit rëndë gjithashtu mund të marrin dozë përforcuese nëse kanë kaluar 6 muaj që nga doza e tyre e fundit apo nga infektimi me COVID-19, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut me ofruesin e tyre të imunizimit.

Dozat përforcuese nuk rekomandohen këtë herë për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 18 vjeç apo më të ri që nuk kanë faktorë rreziku për COVID-19 të rëndë.

Të gjitha vaksinat janë të miratuara për përdorim në Australi dhe vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje shumë të fuqishme kundër të sëmurit rëndë nga COVID-19, sidoqoftë, vaksinat specifike bivalente-Omikron janë të preferuarat si doza përforcuese. 

Data kur keni marrur vaksinën tuaj të fundit kundër COVID-19 është në çertifikatën tuaj dixhitale.

Gjeni klinikën dhe rezervoni

Si të rezervoni dozat përforcuese

Për të rezervuar një dozë përforcuese apo dozë përfcorcuese dimërore, përdorni Gjetësin e klinikës për COVID-19 (COVID-19 Clinic Finder) apo përdorni 'Hey Eva'- Qasje e lehtë në vaksina.

EVA, është një shërbim i thjeshtë që ju kthen thirrjen për të ndihmuar të rezervoni vaksinën kundër COVID-19.

Nëse jeni nevojë për të rezervuar vaksinën kundër COVID-19, dërgoni SMS'Hey Eva' në 0481 611 382. Një agjent i trajnuar nga National Coronavirus Helpline do t'ju thirr për t'ju ndihmuar të rezervoni vaksinimin tuaj kundër COVID-19.

Programi për doza përforcuese për kujdes rezidencial të të moshuarve

Programi për doza përforcuese është duke u zbatuar në hapësirat e kujdesit rezidencial të të moshuarve. Lexoni më shumë në lidhje me programin për vaksinimin me doza përforcuese kundër COVID-19 në kujdesin rezidencial të të moshuarve.

Programi për dozat përforcuese për njerëzit me invaliditet

Programi për doza përforcuese është hapur për njerëzit me invaliditet që jetojnë në akomodime rezidenciale të përbashkëta. Mësoni më shumë në lidhje me programin për doza përforcuese kundër COVID-19 për njerëzit me invaliditet që jetojnë në akomodime rezidenciale të përbashkëta.

Siguria e dozave përforcuese kundër COVID-19

Efekte anësore të zakonshme dhe të buta që vijnë pas dozës përforcuese duken si efekte anësore që pasojnë në 2 javët e para.

Shihni informacione në lidhje me sigurinë dhe efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19.

Last updated:

Help us improve health.gov.au

If you would like a response please use the enquiries form instead.