Duhet kohë për të krijuar imunitet
Duhet kohë që trupi juaj të krijion reaksion imunizues pas bërjes së vaksinimit.
Ky infografik përshkruan se kur të bëhet vaksinimi kundër COVID-19 dhe cilat vaksina dhe doza rekomandohen.
Do të fitoni mbrojtje të pjesshme diku pas 12 ditëve nga doza e parë e serisë tuaj primare. Doza e dytë e serisë tuaj primare inkurajon trupin tuaj të krijon mbrojtje më të mirë (imunitet). Doza e tretë e serisë është e nevojshme për njerëzit me imunokompromitet të rënduar.
Duhet të kalojnë 7 deri 14 ditë pas dozës përforcuese para se të fitoni mbrojtje më të fuqishme.
Zbuloni më shumë në lidhje me dozat përforcuese.
Sa zgjatë mbrojtja
Vaksinat kundër COVID-19 funksionojnë shumë mirë për të mbrojtur nga të sëmurit rëndë, hospitalizimet dhe vdekja. Sidoqoftë, efektiviteti i tyre ndaj infektimeve zvogëlohet me kalimin e kohës. Hulumtuesit nëpër botë janë duke zbuluar:
- Sa zgjatë mbrojtja
- nëse keni nevojë për doza përforcuese, siç është një dozë përforcuese vjetore.
Për momentin, mund të rezervoni dozë përforcuese falas nëse kanë kaluar 6 muaj apo më shumë që nga doza juaj e fundit e vaksinës kundër COVID-19.
Mësoni më shumë në lidhje me dozat përforcuese.
Merrni çertifikatën digjitale për COVID-19
Mund të merrni çertifikatën digjitale të vaksinimit pasi të keni kryer serinë tuaj primare të vaksinimit kundër COVID-19. Mund të zgjat diku 2 javë pas dozës së dytë për të qenë në dispozicion.
Mund të merrni dëshmi për vaksinimin kundër COVID-19 duke iu qasur Gjendjes tuaj të historisë së imunizimit.
Mund t’i qaseni Gjendjes tuaj të historisë së imunizimit:
- online, duke krijuar llogarinë tuaj myGov account dhe pastaj duke u qasur llogarisë tuaj Medicare online account
- përmes aplikacionit për telefona mobil në Express Plus Medicare mobile app.
Nëse nuk keni kartelë Medicare, apo nuk keni qasje në llogarinë myGov, mund t’i qaseni Gjendjes tuaj të historisë së imunizimit duke:
- kërkuar nga ofruesi juaj i imunizimit të ju shtyp apo kopjon ate për ju; apo
- thirrur linjën e Regjistrit australian të imunizimit në 1800 653 809 (8 am - 5 pm e hënë e premte AEST) dhe duke u kërkuar atyre t'ua dërgojnë Gjendjen juve me postë. Mund të zgjat deri 14 ditë për derisa të arrin posta.
Për më shumë informacione se si të merrni dëshmi për vaksinimin tuaj kundër COVID-19, vizitoni uebfaqen Services Australia website.
Efektet anësore
Reaksionet serioze apo alergjike nga vaksinat janë shumë të rralla. Ato zakonisht ndohin brenda 15 minutave pas marrjes së vaksinës.
Do të monitoroheni për së pasku 15 minuta pas vaksinimit. Personi që ju jep vaksinën është trajnuar për të reaguar në raste të menjëhershme.
Nëse keni efekte anësore të vaksinimit
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të buta dhe largohen brenda disa ditëve. Shumë rrallë, efektet anësore mund të jenë shumë serioze.
Mësoni kur duhet të kërkoni ndihmë për efekte anësore.
Mund të kontrolloni cilët do simptoma që keni përmes kontrolluesit të simptomave të healthdirect (healthdirect's symptom checker).
Kontrolloni simptomat për efekte anësore
Gjithashtu mund të thirrni linjën kombëtare për koronavirus dhe për vaksina kundër COVID-19 në 1800 020 080 në çfarë do kohe.
Zbuloni më shumë në lidhje me sigurinë e përgjithshme të vaksinës dhe efektet anësore, apo për të parë efektet anësore specifike të ndërlidhura me:
Raportoni një reaksion të dyshuar apo efekt anësor
Raportimi i efekteve anësore dhe reaksioneve të dyshuara na ndihmon për të monitoruar sigurinë e vaksinës. Çdo raporti është i vlefshëm dhe ndihmon në sigurimin se vaksinimi është i sigurt.
Nëse ju apo mjeku mendon se keni pasur reaksin apo efekt anësor nga vaksinimi, ju lutem raportoni ate.
Mund ta pyesni mjekun tuaj që të raporton tek Administrata e mallrave terapeutike (TGA) për ju.
Apo vetë mund të raportoni efektet anësore:
- tek departamenti shëndetësor i shtetit apo territorit tuaj
- tek linja për raste të reaksioneve të kundërta nga barnata NPS (NPS MedicineWise Adverse Medicine Events Line në 1300 134 237
- përmes formularit online të TGA-së për raportim.
Nëse keni përjetuar një efekt të rrallë anësor mund të jeni të pranueshëm për kompensim sipas skemës tonë për kompensim të lëndimit nga vaksina kundër.