Vaksinohuni
Vaksinat kundër COVID-19 do t'ju ofrojnë rritje të mbrojtjes nga të sëmurit rëndë nga COVID-19. Ndjekim këshillat e Grupit teknik këshillues australian (ATGI) që jep rekomandime se që duhet të vaksinohet.
Të qëndruarit të përditësuar me vaksinime ju jep mbrojtjen më të mirë.
Mbani maska aty ku është e nevojshme
Mbajtja e maskës mund të ndihmon të mbroni veten dhe ata që keni rreth juve.
Maskat e fytyrës ndalojnë viruset nga përhapja përmes ajrit. Kjo do të thotë se kanë më pak gjasa të kapin apo përhapin virusin.
Shtetet dhe territoret kanë rregulla të ndryshme se kur duhet të mbani maskë. Shihni uebfaqen e departamentit lokal shëndetësor për këshillat e fundit.
Është ide e mirë të mbahet maskë fytyre kur:
- jeni në hapësira të mbyllura përfshirë transport publik, klinika dhe spitale
- skeni mundësi për distancim fizik nga të tjerët
- keni rezultuar pozitiv, apo mendoni se keni COVID-19, dhe gjendeni në mesin e njerëzve tjerë.
Për të përdorur maskë fytyre në mënyrën e duhur duhet të:
- lani apo sanitizoni duart tuaja para se ta vendosni apo nxjerrni atë
- sigurohuni të mbuloni hundën dhe gojën dhe të përshtatet mirë nën mjekër
- shmangeni prekjen e pjesës së përparme të maskës për derisa e mbani apo hiqni atë
- mbane në fytyrë - mos e vareni rreth qafës apo nën hundë
- secilën herë përdorni maskë të re
- lani dhe thani maskat për shumë përdorime pas përdorimti dhe ruani atë në vend të pastërt e të thatë.