COVID-19 dhe udhëtimi

Zbuloni më shumë për kërkesat për të udhëtuar dhe hapat që mund t'i ndërmerrni për të qëndruar të sigurt.

Udhëtimi brenda vendit në Australi

Shihni uebfaqet e departamenteve lokale të shëndetësise për informacione në lidhje me të udhëtuarit në:

Udhëtimi jashtë vendit

COVID-19 vazhdon të paraqetë rrezik të lartë shëndetësor në Australi dhe jashtë vendit.  Fuqishëm rekomandojmë të mbahet maskë dhe të vaksinoheni për derisa udhëtoni ndërkombëtarisht. Duhet të praktoni kollitjen me kujdes dhe higjienën e duarve, dhe distancën fizike nga të tjerët kur është e mundshme.

Disa vende, operatorë aeroplanësh dhe anijesh mund të kenë vendosur kushte udhëtimi për COVID-19. Këto mund të përfshijnë rezultatin e testit para udhëtimit në kontroll para se të hyni në fluturim apo anije. Shihni kushtet për hyrje për të dyja:

  • vendin ku do të udhëtoni, apo përmes kujt tranzitoni

  • kushtet e operatorit të aeroplanëve apo anijeve.

Burimet:

Australianët që kthehen në shtëpi

Kufijtë e Australisë janë të hapura, kurse nuk ka kërkesa nga Australian Government për:

  • të paraqitur dëshmi për test negativ të COVID-19 kur mbrrini në Australi
  • sigurohuni dëshmi për vaksinim kundër COVID-19
  • mbani maskë, edhe pse kjo inkurajohet të bëhet.

Sigurimi për udhëtim

Sigurimi gjatë udhëtimit është me rëndësi nëse sëmureni me COVID-19 jashtë vendit. Sigurohuni që sigurimi juaj të përfshin:

  • destinacione tranzitore
  • inkluzione për COVID-19
  • tjera shtesa siç është sigurimi specifik për lundrim.

Disa destinacione gjithashtu kërkojnë që udhëtartë të kenë sigurim për udhëtim si kusht për hyrje.

Lundrimi

Shihni me ofruesin tuaj të lundrimit për kushtet e përditësuara të udhëtimit për anijen dhe destinacionin tuaj.

Vaksinimi

Nuk ka kushte nga Australian Government pr udhëtatër që të vaksinohen kur të ngjiten në anije lundrimi. Sidoqoftë, rekomandojmë:

  • Vaksinimi kundër COVID-19, për derisa jeni në rrezik të lartë të të zhvilluarit sëmundje të rëndë dhe COVID-19 afatgjatë nëse jeni të pavaksinuar
  • rikonsiderimin e udhëtimit tuaj me lundrim nëse jeni të pavaksinuar.

Shpërthimet gjatë udhëtimit

Anijet lundruese bartin rrezik të lartë të përhapjes së sëmundjes në krahasim me llojet e tjera të udhëtimit. COVID-19, gripi, dhe sëmundjet tjera infektive përhapen lehtë në mes njerëzve që jetojnë dhe socializohen në lagje të afërta.

Nëse ndodh një shpërthim i COVID-19 në anijen tuaj, mund të duhet të:

  • karantinoheni në anije
  • zbarkoni dhe ndiqni rregullat lokale të shtetit apo territorit apo vendit ju gjendeni.

Para se të udhëtoni, shihni këshillat për udhëtim të Smartraveller. Kontaktoni agjentin tuaj të udhëtimit apo operatorin për lundrim për informacione specifike për protokolet COVID-19 për siguri.

Qeveritë e shteteve dhe territoreve zhvillojnë dhe përditësojnë protokolet operacionale shëndetësore që mbështesin lundrimin në Australi.

Protokolet e industrisë së lundrimit gjithashtu ndihmojnë të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të COVID-19 në anije udhëtimi, përfshirë:

  • kushtet e vaksinikit për udhëtarët
  • plane për menaxhim të shpërthimit
  • Planet COVID-19 për siguri.

Udhëtarët ndërkombëtar në Australi

Kufijtë e Australisë janë të hapura, kurse nuk ka kërkesa nga Australian Government për:

  • të paraqitur dëshmi për test negativ të COVID-19 kur mbrrini në Australi
  • siguroni dëshmi për vaksinim kundër COVID-19
  • mbani maskë, edhe pse kjo inkurajohet të bëhet.

Mësoni më shumë në lidhje me  hyrjen dhe daljen nga Australia.

Date last updated:

Help us improve health.gov.au

If you would like a response please use the enquiries form instead.