Në lidhje me Koronavirusin (COVID-19)

Mësoni në lidhje me sëmundjen e COVID-19 dhe ku mund të geni numrat e fundit të rasteve.

COVID-19 është sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi, SARS-CoV-2.

Variantet e COVID-19 vazhdojnë të paraqiten. Organizata Botërore e Shëndetësise (WHO) është përgjegjëse për ndjekjen e varianteve që janë shqetësuese dhe me interes.

Mësoni më shumë në lidhje me variantet me shqetësim në Australi.

Statusi i tanishëm

Organizata Botërore e Shëndetësise (WHO) ka deklaruar se koronavirusi i ri (COVID-19) është një pandemi botërore më 11 mars 2020.

Deklarata për pandeminë COVID-19 akoma është aktive.

Mësoni më shumë në lidhje me pandeminë dhe si të menaxhoni atë.

Simptomat

Sëmundja e COVID-19 shkaktohet nga koronavirusi, virusi SARS-CoV-2.

Simptomat e COVID-19 mund të jenë nga të buta deri të rënda.

Disa njerëz shërohen lehtë për derisa disa mund të sëmuren rëndë. Nëse keni test pozitiv për COVID-19 mund të përjetoni: 

  • ethe
  • kollitje
  • fyt i skuqur
  • gulçim.

Për më shumë informacione, shihni fletën informuese për identifikimin e simptomave të COVID-19.

Disa njerëz nuk përjetojnë simptoma (janë asimptomatik) por prapë mund ta përcjellin virusin.

Efektet afatgjate

Shumica e njerëzve që marrin test pozitiv për COVID-19 shërohen tërësisht, por disa njerëz mund të zhvillojnë COVID afatgjatë.

Simptomat për COVID afatgjatë dallojnë nga COVID-19. Mund të përjetoni:

  • lodhje ekstreme (plogështi)
  • gulçim, dridhërime të zemrës, dhimbje apo ngushtim gjoksi
  • probleme me memorien dhe koncentrimin
  • ndryshim të shijes dhe nuhatjes
  • dhimbje të nyjeve dhe muskujve.

Ndonjëherë këto simptoma mund të zgjasin me javë apo muaj.

Mësoni më shumë në lidhje me COVID-in afatgjatë.

Date last updated:

Help us improve health.gov.au

If you would like a response please use the enquiries form instead.