COVID-i afatgjatë

Shumica e njerëzve shërohen plotësisht nga COVID-19 brenda disa javëve pas simptomave të tyre të parë. Sidoqoftë, disa njerëz mund të përjetojnë efekte afatgjate nga infektimi i tyre. Mësoni më shumë për COVID-in afatgjatë dhe ku mund të merrni ndihmë për simptomat e vazhdueshëm.

Në lidhje me COVID-in afatgjatë

Termi 'COVID-i afatgjatë' në përgjithësi përdoret për të përshkruar të dyja:

  • COVID-19 e vazhdueshëm simptomatik - simptomat e COVID-19 zgjasin më shumë se 4 javë
  • gjendja/sindromi post COVID-19/simptomat e COVID-19 pas 12 javëve që nuk kanë shpjegim nga një diagnozë alternative.

COVID-i afatgjatë mund të paraqitet ndryshe tek njerëz të ndryshëm kurse simptomat mund të jenë nga të butë derë të rëndë.

Simptomat e COVID-it afatgjatë

Shumica e simptomave të zakonshme të raportuara për COVID afatgjatë janë:

  • plogështi (lodhje)
  • gulçim
  • probleme me memorien dhe koncentrimin ('mjegulla e trurit').

Simptomat tjera përfshijnë:

  • dridhërima të zemrës, dhimbje apo ngushtim gjoksi
  • kollitje
  • ndryshime në shije dhe nuhatje
  • dhimbje të nyjeve dhe muskujve
  • kunja dhe gjilpëra
  • probleme me të fjeturit (insomnia)
  • ndryshime të disponimit (brengosje e zmadhuar, ankth apo depresion)
  • marramendje
  • dhimbje koke
  • ethe të pakta
  • skuqje të lëkurës, humbje floku
  • të përzier, diarre, dhimbje bakru, humbje apetiti.

Tek fëmijët, simptomat përfshijnë:

  • simptoma humori
  • plogështi
  • probleme me të fjeturit.

Faktorë rreziku për COVID aftagjatë

COVID-i afatgjatë më shumë ndodh tek njerëzit që:

  • janë të pavaksinuar
  • kanë pasur sëmundje të rëndë të COVID-19, përfshirë ata që kanë qenë të hospitalizuar apo kanë pasur nevojë për kujdes intensiv
  • kanë pasur gjendje ekzistuese apo sëmundje para COVID-19, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, diabet dhe obezitet.

Marrja e trajtimit për COVID afatgjatë

Nëse jeni të shqetësur për simptomat e vazhdueshëm pas COVID-19, duhet të kontaktoni mjekun tuaj për kontroll mjekësor.

Nuk ka test pët COVID afatgjatë. Mjeku juaj do t'ju pyes për simptomat tuaja dhe ndikimin që kanë mbi jetën tuaj. Ata mund të sugjerojnë disa teste për të identifikuar shkaktarët e mundshëm të simptomave dhe të përjashtojnë gjendje tjera.

Nuk është asnjë trajtim të vetëm apo medikament për të trajtuar COVID-in afatgjatë. Mjeku juaj do të bisedon me ju për kujdesin dhe mbështetjen që mund t'ju nevojitet. Ata mund t'ju japin këshilla në lidhje me:

  • monitorimin dhe menaxhimin e simptomave tuaja në shtëpi, siç është përmes përdorimit të një ditar të simptomave
  • simptomat që mund të kenë nevojë për kujdes mjekësor (siç janë simptomat e ri apo të përkeqësuar) dhe ku të kërkoni ndihmë nëse i përjetoni këto simptoma
  • çfarë të presni në javëtg dhe muajt pas COVID-19
  • mbështetje për intervenime të mënyrës së të jetuarit, siç është ushqimi, aktiviteti fizik dhe këshillimi.

Nëse simptomat kanë ndikim të madh në jetën tuja, mund të referoheni tek një specialist apo shërbim për rehabilitim që mund të ndihmon të menaxhoni simptomat tuaja dhe të ndihmon të shëroheni. 

Shërimi nga COVID-i afatgjatë

Koha e shërimit dallon për secilin person kurse simptomat tuaja mund të dallojnë me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve shërohen brenda 3 deri 4 muajve. Sidoqoftë, për disa njerëz, simptomat mund të zgjasin më shumë.

Mbrojta e vetes nga COVID-i afatgjatë

Mënyra më e mirë për të parandaluar COVID-in afatgjatë është të mbroni veten nga infektimi.

Qëndrimi i përditësur me vaksinimet tuaja kundër COVID-19 mund të ndihmon të parandaloni infektimin me COVID-19 dhe të mbroheni nga sëmundja e rëndë. Njerëzit që janë vaksinuar kanë më pak mundësi të raportojnë COVID afatgjatë në krahasim me njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Reagimi i qeverisë

Pas një referimi më 1 shtator 2022 nga Ministria e shëndetësise dhe kujdesit të të moshuarve, Hon Mark Butler MP, Komiteti vendas për shëndetësi, Kujdes të të moshurve dhe sport ka hetuar dhe do të raporton COVID-in afatgjatë dhe infektimet e përsëritura me COVID-19.

Lexoni raportin e ndërmjetëm.

Më shumë informacione

Date last updated:

Help us improve health.gov.au

If you would like a response please use the enquiries form instead.